VIDEO/ Përfshihet nga flakën gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 12 persona, 13 të tjerë ende të bllokuar në ndërtesë
Një bankiere investimesh në Londër që zgjodhi ndërhyrjen kirurgjike për ‘zgjatur këmbët e saj’, ka paditur doktorin për 1 milionë paundë për atë që quante operacion prej ‘kaubojsi që e la të çalë’.
49 vjeçarja Elaine Foo, kishte pasur gjithmonë problem gjatësinë e saj dhe vendosi të vepronte pasi kishte vuajtur bullizim si ne shkolle dhe teksa punonte për Bank of America Merryl Lynch, në bursën e Londrës, u tha në gjyqin e çështjes.
Ajo kreu kirurgjinë në vitin 2016 me doktorin Dr Jean-Marc Guichet – i njohur si ‘mjeshtër i zgjatjes së këmbëve’ për të rritur gjatësinë e kofshëve dhe rrjedhimisht të të gjithë trupit.
Operacioni komplikuar i Dr Guichet duhet të priste kockat e saj për të futur shufra metalike në kembë, të cilat do të rrisnin gradualisht gjatësinë me anë të një mekanizmi shtues brenda tyre.
Por zonja Foo po padit duke e quajtur kirurgjinë ‘një përplasje’ e duke thënë se ka kaluar pesë vjet ferri, pamundur të ecë pa paterica prej ndërhyrjes së Dr Guichet.
Ajo pretendon se një nga shufrat e futura në kockë ishte zgjatur më shumë se tjetra duke lënë një prej këmbëve rreth 16cm me lart në ajër.
Problemet e saj me kirurgjinë rrjedhimisht u zgjidhën dhe ajo mund të ecë normalisht dhe është rreth 7 cm më e gjatë nga më parë.
Por gruaja padit kirurgun për dëmet e dhimbjes, kujdesin dhe mungesën e atë ardhurave gjatë pesë viteve që duhet të riparonte çështjen.
Dr Guichet mohon pretendimet e zonjës Foo duke thënë se ajo vetë ka lëvizur vidat në kofshët e saj, përkundër udhëzimeve të dhëna, shkruan Metro.co.uk.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel