Algjeria pezullon festivalet verore artistike në solidaritet me katastrofën në Gaza (fotot)

13/07/2024 21:44

Ministria e kulturës së Algjerisë njoftoi sot se po pezullon të gjitha eventet madhore artistike të verës në solidaritet me Rripin e Gazës, që është vënë në fushatën shkatërrimtare ushtarake të Izraelit që prej tetorit, raporton rrjeti shtetëror turk Anadolu.

Ministrja e kulturës Soraya Mouloudji tha se pas pezullimit te eventeve artistike, do të intensifikohen eventet që shprehin solidaritetin e vendit me kauzën palestineze.

Mouloudji shtoi se vendimi vjen si rezultat i qëndrimit të patunduri të Algjerisë në mbështetje të “kauzës së guximshëme e legjitime të Palestinës dhe përpjekjen e saj kundër brutalitetit sionist”.

Ministria algjeriane e kulturës organizon çdo verë festivale madhore artistike siç është festivali kulturor Timgad në lindje te Algjerisë, apo festivali ndërkombëtar Kazif në kryeqytetin Algjer.

Zhvillimi vjen teksa Izraeli ka refuzuar një rezolutë armëpushimi të Këshillit të Sigurimit te OKB, megjithë dënesën ndërkombëtare për ofensivës e nisur prej 7 tetorit ku janë vrarë tashmë më shumë se 38 000 palestinezë, shumica e të cilëve gra e fëmijë.

Më shumë se 80 000 janë të plagosurit palestinezë teksa sulmet e ushtrisë dhe forcave ajrore kanë lënë në shkatërrim të plotë zona të tëra të Gazës, ndërsa të mbijetuarit përballen me bllokadë ushqimi, uji e mjekimesh.

Izraeli është paditur disa herë për gjenocid në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për operacionet ushtarake ndaj civilëve në Gaza e Rafah, por kjo nuk ka ndaluar sulmet ushtarake ndaj zonave civile dhe krizën humanitare të të mbijetuarve në territor./Anadolu/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA