Agjencia e njohur evropiane ka dënuar burgosjen e Vadym Golda për ‘aktivitete zbulimi e spiunazhi’ për të cilat Rusia thotë se ‘ndihmonin përcaktimin e objektivave të sulmeve raketore’.
Gjykata ruse që është instaluar në rajonin lindor të ankesuar të Donetsk ka burgosur sot një zyrtar të Agjensisë së Sigurimit dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSCE) për “spiunazh”.
Gjykata e lartë e republikës së vetëshpallur popullore të Donetsk ka dënuar Vadym Golda me 14 vjet burg në një koloni penale, për mbledhje informacionesh të impjanteve industriale që përdoreshin për drejtimin e sulmeve me raketa te Kievit në rajon, tha prokurori rus në vendimin e sotëm, të postuar në rrjetin Telegram.
Zyrtarët shtonin se Golda kishte ndihmuar me aktivitete zbulimi në sulmet që kishin shkaktuar dëme prej 100 milion rubla ($1.1milionë).
OSCE me qendër në Vienë dënonte verdiktin si një “shkelje e rëndë e detyrimit të monitorimit të konfliktit sipas ligjit ndërkombëtar”, dhe kërkonin lirimin e menjëhershëm të 56-vjeçarit, dhe dy zyrtarëve të tjerë të organizatës që ishin ndaluar.
Golda, Maxim Petrov e Dmytro Shabanov mbahen të burgosur në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainë prej vitit 2022, teksa i fundit është dënuar për tradhti në republikën ruse të Luhansk.
“Nuk do të ndalojmë përpjekjet për të risjellë në familjet e tyre Vadym, Maxim e Dmytro,” tha sekretarja e përgjithshme e OSCE, Helga Maria Schmid, sipasAljaseera.
OSCE, organizatë ndërqeveritare me 57-vende kur përfshihet dhe Rusia e Ukraina, ka dislokuar misionin monitorues në lindje të Ukrainës që prej nisjes së konfliktit e përplasjeve në vitin 2014 mes qeverisë së Kievit dhe rajoneve rusofone.
Misioni saj i paarmatosur vëzhgon dhe raporton mbi situatën e sigurisë dhe ndërmjetësimin e dialogut mes palëve në konflikt.
Top Channel