U fut me automjet në breg të detit mes pushuesve, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Lezhë
12/07/2024 09:54
Një shofer është gjobitur në Lezhë, pasi qarkulloi me automjet përgjatë bregut të detit, në Kune-Vain.
Policia e ka identifikuar si 25-vjeçarin E. P., banues në Kurbin, i cili është ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve 7/12, 99/11, 173/2/h dhe 196/1 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Lezhës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore këtë shtetas.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton median dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
Top Channel