Shembja e papritur e shkollës lë 16 nxënës të vrarë në Nigeri (fotot)

12/07/2024 18:42

Të paktën 16 nxënës janë vrarë dhe të tjerë janë të bllokuar në rrënojat e shkollës Saint Academy, një pjesë e të cilës u shemb papritur teksa nxënësit ishin duke kryer provime.

Kërkimet vijonin në rrënoja për të shpëtuar viktima të mundshme, teksa prindër të dëshpëruar kërkonin per fëmijët e tyre.

Poshtë rrënojave raportohej se dëgjoheshin thirrjet e nxënësve të bllokuar, pas tragjedisë në shkollën e qytezës Jos North në Plateau, ne Nigerine qendrore.

Me nënën e saj pranë krevatit të spitalit, nxënesi i mbijetuar Wulliya Ibrahim tha për rrjetin AFP: “Nuk kishim pesë minuta që kishin hyrë në klasë, kur dëgjova një zhurmë të fortë dhe më pas nuk ndjeva më asgjë”.

“Ne ishim shumë në klasë duke pritur për provimin,” shtoi ai.

Agjencia kombëtare e emergjencë tha se ndërtesa dy-katëshe e shkollës Saint Academy u shemb duke vrarë “disa studentë” pa dhënë më shumë detaje.

Banori vendas Chika Obioha tha për rrjetin AFP se kishte parë të patën tetë trupa pa jetë dhe të tjerë të plagosur. Shifra e viktimave në dy morgët kryesorë arrinte në 16 njerëz, sipas rrjetit AFP. 15 nxënës të shpëtuar janë dërguar në spital deri së fundmi.

FOTO GALERI
1/3
Agjencia kombëtare e emergjencë tha se ndërtesa dy-katëshe e shkollës Saint Academy u shemb duke vrarë "disa studentë" pa dhënë më shumë detaje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA