Pushuesja nxjerr kallashnikovin ‘rozë’ për të trembur burrin që provokonte gratë në plazhin e Gran Canaria (fotot)

12/07/2024 15:24

Disa pamje dramatike janë publikuar në rrjetet sociale kur një grua ka nxjerrë nga çanta një automatik AK-47 të rremë, për të trembur një burrë që “prekte veten” para grave në pazhin e Gran Canaria në Spanjë.

Burri vulgar identiteti i të cilit nuk është publikuar, prekte veten në pjesët private teksa shikonte nga vajza.

Por teksa qëndronte me shoqet e saj në plazh, vajza pikasi ngacmimet dhe nxorri nga çanta një automatik që duket se qëllonte me presion ajri.

Vajza shihet që mbush armën dhe i thotë burrit që qëndronte në një distancë nga grupi, të largohej, para se t’i drjetojë armën.

E reja shpjegonte më pas se vetëm po përpiqej ta trembte maniakun, teksa postonte në rrjet për episodin, duke thënë: “Nuk mund të shkosh dot më në plazh pasi njerëzit nuk janë më në vete, duke bërë gjëra të tilla nëpër ferra”.

Në Spanjë masturbimi në publik është shkelje kriminale dhe dënohet deri menjë vit burg ose me gjobë të rëndë, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Episode të tilla të mospërmbajtjes së individëve në publik janë shtuar çuditërisht 3 vitet e fundit, së bashku me ato të degjenerimit të shëndetit mendor në të gjithë botën.

FOTO GALERI
1/3
Vajza shihet që mbush armën dhe i thotë burrit që qëndronte në një distancë nga grupi, të largohej, para se t’i drejtojë armën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA