Politikanët në Japoni urdhërojnë njerëzit të qeshin të paktën një herë në ditë ‘për arsye shëndetësore’ (fotot)

12/07/2024 15:47

Direktiva e fundit urdhëron qytetarët ‘të thellojnë kuptimin e tyre të avantazheve shëndetesore të të qeshurës në forcimin e shëndetit mendor e fizik’, prandaj autoritetet i kërkojnë njerëzve të qeshin me kraharor të paktën një herë çdo ditë.

Rregulla e re është evidentuar pas provave shkencore se kjo përmirëson shëndetin e kombit dhe ul rrezikun e atakut kardiak, edhe pse kritikët thonë se mund të konsiderohet “ndërhyrje në të drejtat individuale apo lirinë e mendimit”.

Direktiva udhëzon qytetarët të kuptojmë më thellë “avantazhet shëndetësore të të qeshurës dhe të përpiqen të formojnë mirëqenien e tyre fizike e mendore me anë të realitetit pozitiv që ajo nxit”.

Levizja u propozua nga partia Liberal Demokrate që ka shumicën e asemblenë e Yamagata ku ligji është mirauar. Por eksperti vendas i kushtetutës Shigeru Minamino, paralajmëroi politikanët se diçka e tillë “nuk është për të qeshur”.

Ai deklaroi i zemëruar: “E thënë troç, mos u bëni qesharakë. Nuk mund të ndërhyni për të urdhëruar gjëra të tilla. Megjithëse besoj se është shumë mirë të qeshësh një herë në ditë, kjo varet nga vlerat dhe opinioni personal i individit”.

“Kjo nuk është diçka që urdhërohet nga asembleja vendore e prefekturës”.

Ligji i ri i bazuar në dokumentin universitar, gjithashtu i kërkon bizneseve të “krijojnë një mjedis pune të mbushur me të qeshura”.

Ai përcakton gjithashtu ditën e tetë të çdo muaji si ditën e të qeshurës. Megjithatë politikanët radikalë në vend, si komunisti Toru Seki kundërshtonin duke thënë e drejta themelore e lirisë nuk duhet kompromentuar: “Të qeshësh ose të mos qeshësh garantohet nga kushtetuta njëlloj si liria e mendimit, besimit dhe e emocioneve”.

FOTO GALERI
2/5
Por eksperti vendas i kushtetutës Shigeru Minamino, paralajmëroi politikanët se diçka e tillë “nuk është për të qeshur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA