![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/4eb153a1-7ff5-42e3-8163-bf6226b6d870_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Ish-Presidenti Donald Trump do të bëjë nesër fushatë në Pensilvani në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan që mbahet javën e ardhshme, ku ai pritet të marrë emërimin zyrtar si kandidat për zgjedhjet presidenciale.
Republikanët e kanë emëruar dy herë zotin Trump si kandidat presidencial.
Kuvendi do të mbahet nga data 15-18 korrik në Miluoki, në shtetin Viskonsin. Zoti Trump pritet të njoftojë aty emrin që ai ka zgjedhur për të mbajtur detyrën e nënpresidentit.
Kandidatët më të përmendur deri tani janë guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum, senatori i Floridës Marco Rubio dhe senatori i Ohajos J.D. Vance.
Rreth 2400 delegatë duhet të miratojnë platformën e Partisë Republikane, të cilën zoti Trump e ka përkrahur më parë.
Platforma Republikane rendit 20 objektiva që kanë të bëjne me qëndrimet kryesore të kësaj partie, për çështje si ekonomia, aborti dhe emigracioni./Voa
Top Channel