Iraku ka reaguar me zemërim ndaj lëvizjeve të fundit të ushtrisë turke në veri të vendit, të cilat thonë se po ndiqnin “një grup separatist kurd” që vepron në të dyja anët e kufirit.
Por sipas qeverisë së Bagdadit, inkursioni ishte një “dhunim”, tha një zëdhënës qeveritar në Bagdad.
Prej dekadash tashmë Ankaraja kryen operacione ushtarake kundër partisë së shpallur terroriste (PKK/Partia Punëtore Kurde) që akuzon për sulme terroriste në Turqi.
Operacionet turke në rajonin malor janë zgjeruar vitet e fundit dhe shoqëruar me sulme ajrore, me dronë dhe artileri.
Dje kryeministri iraken Mohammed Shia Al Sudani foli në kabinet për “ndërhyrjet e shkeljet e ushtrisë turke në zona e përbashkëta kufitare”, duke refuzuar inkursionet brenda territorit të Irakut.
Ai nxiti Turqinë të respektojë “parimet e fqinjësisë së mirë dhe përfshirjen diplomatike me qeverinë irakene për cështjet e sigurisë”.
Forcat turke kanë avancuar “15km brenda territorit të iraken të Kurdistanit”, njoftonte gjithashtu Community Peacemaker, një OJQ që monitoron aktivitetin turk në veri të Irakut, sipas rrjetit AFP.
PKK bën rezistencë militantë ndaj Turqisë prej vitit 1984, fillimisht duke kërkuar pavarësinë e shtetit të Kurdistanit, dhe më vonë duke ndryshuar kërkesën në autonomi për rajonet kurde brenda Turqisë. Rreth 40,000 njerëz, shumica civilë, janë vrarë në konfliktin e vjetër.
Top Channel