Gruaja që po ‘gëlltitej’ nga rëra thithëse tregon si arriti të mbijetonte (fotot)

12/07/2024 21:36

Një grua që po bënte një shëtitje në breg të detit me bashkëshortin e saj, papritur u bë objekt i një skene tmerri që do të kishte parë vetëm nëpër filma.

Jamie Acord ishte duke shëtitur në plazhin Popham Beach në Maine, në verilindje të SHBA, kur papritur ndeu këmbët t’i fundoseshin ngadalë në rërë.

“Nuk dal dot!” i thërriti ajo bashkëshortit Patrick.

Ky i fundit e kapi atë duke e tërhequr jashtë, ndërsa me pas gropa u rimbush shpejt sërish me rërë.

Çifti u ndjenë të lehtësuar, por gjithsesi të shtangur nga ajo që u ndodhi.

Jamie tha: “Nuk e ndjeja më tokën. Nuk rrija dot në këmbë”.’

Ata mësuan se kishin të bënin me rërë thithëse, por jo si ajo nëpër filma.

Jim Britt i departamentit bujqësor në Maine thotë se rëra thithëse nuk është si ajo nëpër filmat e xhungles dhe shumicën e rasteve mund të mbetesh në sipërfaqe.

“Kjo nuk është rërë shkretëtire, është rërë e ngopur dhe nuk do të të fundosë”.

Por gruaja thotë se në gropën thithëse në breg të detit ajo ra rreth 1 metër thellësi. “Patrick më pa se është u zhyta aty në një moment dhe po të mos ishte ai nuk dija si do të përfundonte, nuk ndjeja asnjë tokë nënë këmbë, sikur të kisha qenë një fëmijë do të isha zhdukur aty brenda”.

Ajo shton më tej: “Sapo Patrick më nxorri jashtë vrima u zhduk. Zyrtarët më pas thanë se prej përmbytjeve dhe erozionit të vitit të kaluar pranë lumit Morse kanë shkaktuar këtë fenomen”.

Nuk dihen shkaqet e sakta të zbutjes së tokës në plazhet e Maine por zyrtarët kanë vendosur tashmë tabela paralajmëruese për vizitorët, shkruan Metro.co.uk.

FOTO GALERI
1/3
Jamie Acord ishte duke shëtitur në plazhin Popham Beach në Maine, në verilindje të SHBA, kur papritur ndeu këmbët t’i fundoseshin ngadalë në rërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA