Zgjedhjet e Himarës/ Ngërçin me Komisionin Rregullator e zhbllokon Kolegji Zgjedhor, Celibashi: Kush do të ankohet të shkojë në gjykatë

11/07/2024 19:50

Edhe pse ushtrojnë veprimtarinë  e tyre nën të njëjtën çati, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me në krye Ilirian Celibashin, ndan një qëndrim krejt të kundërt me hallkën tjetër të KQZ, Komisionin Rregullator, i cili bllokoi afatet që kanë të bëjnë me nisjen e fushatës dhe regjistrimin e kandidatëve, për Bashkinë e Himarës. 

Celibashi: Ne jemi në përgatitje të këtij procesi. Nuk është ky institucioni për të dhënë gjykime pse jemi në zgjedhje. Ajo çfarë kemi për detyrë është të përgatisim zgjedhjet.

Ngërçi i krijuar nga Komisioni Rregullator mund të zhbllokohet nga Kolegji Zgjedhor, ku socialistët duhet të trokasin pasi vendimi të zbardhet.

Celibashi: Nëse dikush dëshiron të ankohet, ekziston kjo e drejtë për t’u ankuar ndaj çdo organi të KQZ, kush ka interes mund të shkojë në gjykatë.

Komisioneri Celibashi është i bindur se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore kur i hoqi mandatin Fredi Belerit, ndërsa zgjedh të mos komentojë ngutin e Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve.

Celibashi: Jam i bindur për ligjshmërinë e vendimmarrjes. Për saktësi vendimi i komisionit nuk është vendim për shkarkim, pasi nuk bazohet në ligjin e organëve të qeverisjes vendore, por bazohet në ligjin e dekriminalizimit.

Megjithatë opozita kontestoi procedurën e shkarkimit të Fredi Belerit dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve ka vendosur të marrë pjesë në proces, duke zyrtarizuar Petro Gjikurin e si rival të Vangjel Tavos.

Por, erë zgjedhjesh duket se  nuk po fryn vetëm në jug, por edhe në veri të vendit, pasi Komisioneri i Zgjedhjeve vendosi të dërgojë për hetim të thelluar kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, i vënë nën akuzë nga nga antimafia italiane si drejtues i një organizate kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA