Zemërim në Kinë për çisternat e palara të karburantit që përdoren për vajin e gatimit (fotot)

11/07/2024 17:16

Skandali i sigurisë ushqimore u zbulua nga një gazetë shtetërore dhe ka përfshirë disa kompani të mëdha kineze.

Javën e kaluar rrjeti shtetëror ‘Beijing News’ publikoi një ‘exposé’ të detajuar për “sekretin e ditur” të autoboteve të karburantit që përdoreshin edhe vajin e gatimit, madje pa i larë apo dezinfektuar depozitat mes itinerareve.

Në investigim një gazetar i infiltruar pyeste një shofer kamioni që drejtonte kamionë qymyri nga rajoni perëndimor Ningxia, në qytetin lindor Qinhuangdao në Hebei, në një distancë prej rreth 1,300km. Kamionisti i thoshte se nuk i lejohej të kthehej me kamionin bosh prandaj kishte shkuar në një tjetër zonë në Hebei për të ngarkuar rreth 32 ton vaj soje, pa e pastruar çisternën.

Disa kamionë e kamionistë të tjerë dëshmonin në program për udhëtime të ngjashme me ngarkesa të ndryshme, përfshi dhe produkte ushqimore.

Skandali ka përfshirë disa kompani shtetërore kineze si ajo e grurit Sinograin, Hopefull Grain dhe grupi privat të energjisë Oil Group. Kompanitë thonë tashmë se po hetojnë pretendimet.

Rregullatorët në Kinë thonë se çisternat mund të transportojnë vaj gatimi dhe karburant që del nga qymyri.

Rrjeti Beijing News tha se inspektimet shpesh mungonin ose bëheshin me shpejtësi. Në një prej rasteve, një çisterne që priste për të marrë vaj gatimi, i ishte mbuluar njoftimi që paralajmëronte të përdorej vetëm për karburante.

Lajmi ka shkaktuar zemërim të gjerë në Kinë ku prej kohësh vlon frika nga siguria e ushqimeve të përpunuara, pas një serie skandalesh që i atribuohen mungesës së llogari-dhënies nga disa kompani.

Në vitin 2008, gjashtë bebe humbën jetën dhe 300,000 u sëmurën nga ushqimi i gatshëm i bebeve.

Ndërsa në 2013, mijëra derra të ngordhur u gjetën të hedhur në lumin Huangpu, i cili furnizon Shanghai me ujë të pijshëm.

Hetimet mbi konsumin dhe shëndetin publik janë bërë të zakonshme në mediat kineze edhe pse lajmet censurohet ashpër nga partia komuniste që kontrollon se cili informacionin mund të publikohet .

Një nga debatet më delikate të ushqimit në vend është ai mbi vajin e gatimit Jinlongyu, i përfshirë në skandal, vlera e aksioneve të të cilit ra me 8% dje, edhe pse kompania thotë se kamionët e saj plotësojnë standardet, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
Disa kamionë e kamionistë të tjerë dëshmonin në program për udhëtime të ngjashme me ngarkesa të ndryshme, përfshi dhe produkte ushqimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA