Tentuan të dilnin nga Muriqani me drogë me vete, arrestohet një shtetas maqedonas dhe një kosovar

11/07/2024 10:18

Dy persona kanë rënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit, pasi u kapën me drogë.

Në pranga ra B. D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të Shqipërisë, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza;

M. M., 29 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA