Orban lë samitin e NATO-s për t’u takuar me Donald Trump në Florida (fotot)

11/07/2024 21:50

Kryeministri hungarez Viktor Orban është larguar sot nga samiti i NATO-s në Uashington, për t’u takuar me kandidatin e avantazhuar presidencial amerikan Donald Trump në Florida, njoftonin në SHBA burimet e rrjetit Fox News Digital.

Lajmi duket se u përhap fillimisht nga New York Times, që citonte një burim të fushatës së Trump të pohonte zhvillimin, që shumë media po e përdorin si nxitje provokimesh mes dy kampeve të politikës globale.

Raportimet nuk flisnin për temat e mundshme të bisedës por ditët e fundit Orban ka udhëtuar nëpër botë me takime që kanë zënë vend në faqet e para të mediave.

Dy ditë më parë Orban erdhi në SHBA për takimin disa-ditor të NATO-s për 75-vjetorin e aleancës, i fokusuar në konfiktin brutal në Ukrainë.

Orban ka qenë admirues i vjetër i Trump, madje aq sa citon nga parullat e tij duke thënë se Hungaria kërkon “ta bëjë Evropën përsëri të madhe”, sipas sloganeve elektorale të ish-presidentit.

Në intervistën e fundit në Gjermani , Orban tha se kishte “shumë shanse që presidenti ardhshëm i SHBA të mos jetë ai që është sot”.

Një diplomat i BE konfirmonte për rrjetin Fox News Digital se blloku i ka ulur pritshmëritë për presidencën e radhës që mbahet nga Orban, madje po diskutojnë si të kufizojnë pasojat e udhëheqjes së tij.

“Legjislacionii BE duhet të përdoret për të mbrojtur Unionin e unitetin, jo ide imagjinare uniteti imagjinar”, tha diplomati.

Ndoshta vizita e Orban në Rusi ishte më shokuese për liderët evropianë aq sa kreu i diplomacisë Josep Borrell doli me deklaratë se Orban në Moskë “nuk përfaqeson BE në ndonjë formë”.

FOTO GALERI
2/3
Në intervistën e fundit në Gjermani , Orban tha se kishte "shumë shanse që presidenti ardhshëm i SHBA të mos jetë ai që është sot”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA