Modelja 23 vjeçare që dokumentonte shtatzëninë e saj në TikTok, vdes papritur gjatë lindjes (fotot)

11/07/2024 16:14

Një influencuese që kishte dokumentuar shtatzaninë e saj në rrjet që prej ditëve të para, ka vdekur nga një trombozë e pashpjeguar e venave duke lindur fëmijën e saj të parë.

23 vjeçarja gjermane Tatjana Klingler, vdiq në spital gjatë ngjarjes tragjike ndërsa fëmija i saj i sapolindur raportohet se po lufton për jetën.

Bashkëshorti i saj Thorsten, me të cilin ishin martuar prej tre muajsh, jepte lajmin tragjik në Instagram: “Djali ynë Joshua Herbert Klingler ka lindur, por për fat të keq nëna e tij dhe gruaja ime e dashur na ka lënë. Ajo nuk ia doli dot”.

I vogli Joshua raportohet se nuk është në shëndet të mirë që prej lindjes të dielën raporton rrjeti NeedToKnow.

Thorsten shpjegonte: “I vogli Joshua është në koma të kontrolluar, shpresojmë që ai t’ia dalë që t’i tregoj çfarë nëne të mrekullueshme që kishte”.

Tatjana kishte dokumentuar në rrjet shtatzaninë e saj për rreth 14,000 ndjekësit e saj, duke treguar për shtimin ne peshë dhe më pas duke postuar foto nga spitali në Halle, Gjermani.

Shkaku zyrtar i vdekjes së Tatjana nuk është përcaktuar formalisht por doktorët thanë se duket se venat e të ndjerës ishin të bllokuara nga lëngu amniotik, në një fenomen të rrallë të shtuar vitet e fundit per te cilin doktoret nuk kane shpjegim.

Familjarët thanë se kërkojnë autopsinë dhe shkakun e vdekjes së papritur të vajzës së re: “As ajo dhe as i biri nuk patën mundësinë të shihnin, preknin ose t’i merrnin erë njëri-tjetrit”, ndërsa një faqe bamirësie është hapur për të ndihmuar fëmijën në fillimin e tij të vështirë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA