Kreu i PL, Ilir Meta po mban fjalën në protestën para kryeministrisë.
“Turp për të gjithë opozitarët që kanë frikën e autoritetit të Spak, regjimi i dum dumanit, ata që e dinë, ishte regjimi i një krimineli si Di Valea, ata vishnin ca syze të zeza, pushteti e tij kriminal tek dum dumanët të cilët thonë se afërmendsh që gjykatat do të vendosin. Turp për çdo opozitar që i bën kurse Spakut, ose ka hallin e Spak ose ka hallin se nuk i japin vizën”, tha Meta.
Fjala e plotë e Ilir Metës në protestën e opozitës
Mirëmbrëma Tirana, mirëmbrëma Shqipëria. Mirëmbrëma Sefedinit që kishte ardhur nga Alaska.
Turp për ata që ankohen çdo ditë, dhe përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më anti kombëtar që ka njohur kjo tokë.
Turp, për të gjithë ata këshilltarë opozitarë që nuk janë atje, me Tedi Blushin, Dor Telitin, me Klevis Balliun, përballë krye hajdutit të Tiranës.
Turp, për të gjithë ata këshillatër opozitarë që nuk janë çdo ditë përballë kryehajdutëve të Rilindjes, në çdo bashki. Turp, për çdo opozitar që ka hallin e autoritetit të SPAK., të cilit SPAK.?
Më keni dëgjuar kur them regjimi i Dum-Dumanit! Ata që e dijnë historinë e diktaturave e dinë se Naiti, ishte regjimi i një krimineli, i një diktatori, i një narko-trafikanti siç ishte Duvalier.
Dhe, Duvalier e mbante Haitin në terrorrin e Tom-Tomakutëve.
Ata vishnin disa syze të errëta, dhe frikësonin kudo njerëzit, që ai të vidhte pa mëshirë si kriminel. Ky e ka bazuar pushtetin e tij kriminal, tek Dum-Dumanët, të cilët thonë se, afër mendsh gjykatat do të vendosin atë që kërkojnë ne Prokuroria.
Turp për çdo opozitar, që i bëjnë furçe SPAK-ut. Ose ka ndonjë hall me SPAK., ose ka hallin se mos nuk i japin vizën për të shkuar gjëkundi.
Ndërkohë, që duhet të mblidhemi të gjithë, ti vëmë vizën njëherë e përgjithmonë këtij regjimi, i cili po shbën Shqipërinë çdo ditë, identitetin kombëtar dhe kulturor.
I cili i ka shndërruar fëmijët, në anafalbetë funksional, siç e tregoi dhe testi më i fundit i PISA.
Që kur u çlirua Kosova, armiqtë tanë ndoqën një politikë shumë të mençur, dhe ne nuk arritëm dot në kohë, një strategji e cila lexohet qartë sot nga kushdo.
U përpoqën ta marrin kalanë nga brenda, me ‘kalin e Trojës’, që është jo Zoti i kësaj loje, nuk është Zoti i kësaj loje, ai është skllav i tyre, në shërbim të interesave të tyre.
Ai është armiku më i madh i Kosovës. Nuk ja ka bërë kurrë Vuçiçi, atë dëm Kosovës në këto 11 vite, siç ja ka bër Edi Rama, për llogari të Vuçiç.
Prandaj, meqë takova këtu dhe vëllezër nga Gjakova dhe Kosova, I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Kosovës kudo që janë, të bashkohemi për të shporrurr armikun më të egër, dhe më të fëlliqur të Kosovës, që quhet Edi Rama.
Të gjithë duhet të dinë, që Edi Rama mbështetet, financohet, lobohet në Ëashingon, në Bruksel dhe kudo nga armiqtë më të egër të Shqipërisë që të rri këtu, për ti ngulur thika për ditë Kosovës.
Që, nga Ballkani i Hapur, e çdo gjë tjetër. Mos harroni se ai nuk bën
bën gabime rastësisht. Mos harroni se çfarë tha në Kuvendin e Kosovës, në ceremoninë solemne në 10-vjetorin e saj.
Tha se ky shikonte, Shqipëria dhe Kosova do të kishin në një të ardhme, një President të përbashkët. Pra, ky I pasoi Vuçiç, siç pasonte dikur Moza Ibrahimi tek Ela Tase, që ai ti thoshte të gjithë botës, po pse do ta njihni ju Kosovën, këta do të bëhen një shtet, nuk ka nevojë.
Dhe ju që e keni njohur, tërhiqini ato njohjet për Kosovën. A nuk ishte ky, si Kryeministër i Shqipërisë, që hodhi në gjyq Kryeministrin e Kosovës në detyrë në atë kohë, Ramush Haradinajn, apo nuk ishte ky?
A nuk ishte ky vagabond që i vuri sanksione Albin Kurtit, përpara se gjoja t’ia vendosnin të tjerët?
A nuk ishte ky horr që në çdo samit të NATO-s, kishte hallin mos I bënin presione Serbisë?
A ka ndonjë njohje Kosova, që kur është bërë ky Kryeministër?
Ka vetëm ç’njohje, se kjo është politika e tij.
Është në shërbim të Serbisë ai, jo vetëm në këtë drejtim, por dhe në drejtim ekonomik.
Ai e dini ju që Serbia eksporton mbi 4-5 miliardë euro, prodhime bujqësore, blegtorale, ndërsa ne nuk eksportojmë as 1 të 10, ndërkohë që potenciali ynë është I jashtëzakonshëm!
A e dini ju që Maqedonia eksporton 57% të PBB., ne eksportojmë 8% më pak se përpara 20 vitesh. Sepse ky me politikat e tij, me narko-kullat e tij, i ka vënë kazmën bujqësisë me qëllim.
I ka vënë kazmën prodhimit vendas, po I falimenton edhe fabrikat, me kursin e euros dhe të lekut, që është nga paratë pa fund të drogës që vijnë këtu.
Ndaj është koha të ngrihemi!
Dëgjova që folët për ndërkombëtarët. Nuk dua të flas shumë, se kam folur për ta vazhdimisht.
Dhe, siç jemi ne shqiptarë, dhe ai është shqipfolës. Siç ka McGonigal, ka dhe nga ata që e arrestojnë McGonigalin.
Por të mos harrojmë, se ata që mbështesnin diktaror Markus, kur u ngrit populli, I thanë merr zotëri helikopterin ik, se boll na nxive faqen.
Mos harrojmë si e paketuan Noreigën!
Prandaj, është detyra jonë të ju tregojmë ndërkombëtarëve, që jemi një popull me dinjitet, që jemi një popull që nuk e ha presionin, për të mbajtur një kriminel këtu.
Që, e ka vendosur Shqipërinë të parën në botë për korruspion, dhe të dytën në botë për rryshfet. Me pagat më të ulëta dhe çmimet më të shtrenjta.
Një pensionist shqiptar në Velipojë, merr sa 1 e 3-ta e një pensionit shqiptar në Ulqin, apo Tuzë.
Shqiptarët nga Korça shkojnë I blejnë ilaçet në Resnjë, e Maqedoni se janë 4 herë më të lirë dhe më të sigurta, edhe ushqimet dhe çdo gjë tjetër.
E ta mbyll përsëri me regjimin e Dum – Dumanit.
Dëgjoj që thonë e arrestuan edhe Ilir Beqajn, ou çudi e madhe! Edhe, Artan Lamen, se paska nisur diçka.
Dum-Dumani është 4 vite me vonesë që nuk ka arrestuar Edi Ramën, I cili me vetëdije të plotë,
ka firmosur 17 vendime qeverie dhe i ka imponuar ai. Ndërkohë që është e zeza mbi të bardhë, që drejtoi i prokurimeve ka qenë kundër, se kanë qenë të paligjshme.
Ndërkohë, që kanë qenë ministra që i kanë kundërshrtuar këto vendime si të paligjshme. Ndërkohë që incenceratorë, nuk ka sot e kësaj dite.
Filloi hetim me 5D. gjithë shteti shteti është 5D. Veliaj është me 4 vite me vonesë që nuk është në burg, atje ku e ka vendin. Boll e vetëm që ka vjedhur publikisht, zyrtarisht e zeza në të bardhë, me firmën e tij, kompetencat e Këshillit Bashkiak, dhe kompetencat e pushteti lokal që nuk I takojnë, atij.
Për të futur në borxh të gjithë Tiranën, dhe të gjithë qarkun e Tiranës për 30 vite për një incenerator, që nuk egziston as sot e kësaj dite.
Dum Dumani thotë nuk e bllokoj unë inceneratorin, se kam hallin e arbitrazhit.
Por, kur ke hallin e arbitrazhit o Dum Duman, përse nuk arreston Edi Ramën, dhe Erion Velinë, të cilët janë shkaktarët e humbjes së gjygjit me Becchetin dhe me qindra euro që pagujën qytetarët shqiptarë.
Po pse paske ti hallin e arbitrazhit, dhe nuk e ka hallin e arbitrazhit Edi Rama, ky kriminel!?
Që me aferën e portit të Durrësit, përveç dëmëve kolosale, ka çuar në arbitrazh, gjithë ato kompani gjermane, të huaja. Që do të përfitojë dhe ato qindra miliona euro, që duhet ti paguajnë qytetarët e Shqipërisë.
Jo ka ardhur koha t’i paguajë të gjitha Edi Rama. Prandaj, kështu të bashkuar gjithnjë e më shumë, të vendosemi në një luftë pa kthim, me këtë regjim kriminal.
Të ju bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të shtetit, të respektojnë ligjin, se do të përfundojnë atje ku është qeveria e 2-të e Edi Ramës.
Se, Edi Rama të përdor, dhe të flak për kokën e tij.
Por, dhe ti themi çdo drejtori policie, bëj detyrën, mos shkel ligjin, për llogari të Edi Ramës, përndryshe do ta kesh personale. Se ne paguajmë taksa, jo që të dhunoni studentët ju, përse marrin pjesë në mitingje.
I themi çdo Prokurori si ai I Metamorfozës, dhe ata shokët e McGonigal që janë në SPAK. Do ta paguani, do të jua bëjmë vetingun, edhe juve.
Që fshihni krimet e Edi Ramës, dhe që mbani të arrestuar Sali Berishën, për llogari të Edi Ramës. Ju horra dhe vagabonda, pa personalitet që ju merret goja, që në 7 fjalë, 6 I keni ambasada e një Edi Rama, se ju Kushtetutë nuk njihni.
Se ju jeni betuar tek Lana, atje tek noterja e Lanës. Se ju jeni betuar tek Ëngjëll Agaçi.
Që duhet të ishte futur 700 herë në burg, për të gjitha konçensionet e paligjshme, që janë duke u hetuar, përveçse inceneratorë.
Prandaj që të mos zgjatem, se ju tani prisni legjendën.
Asgjë nuk do të na ndalë, derisa ta çojmë Edi Ramën atje ku ka qeverinë e tij, e derisa nënë Lizën fisnike, ta ulim në karriken e kryebanditit Erion Veliaj, që e nxorri në rrugë të madhe, siç ka nxjerrë mijëra nëna dhe familje të ndershme shqiptare.
Top Channel