Gjenden dy valixhe me mbetje njerëzore pranë urës në Bristol, kamerat fiksuan “detajin kyç”

11/07/2024 14:29

Dy valixhe me mbetje njerëzore janë gjetur pranë urës së Bristol në Angli, të cilat janë lënë aty nga një person.

Sipas mediave të huaja kamerat kanë fiksuar një person që zbret nga një taksi dhe lë aty valixhet, e më pas zhduket.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes disa orë më pas, dhe është vënë në kërkim për identifikimin dhe arrestimin këtij personi. Ndërkohë, do të bëhen edhe analiza ADN për të marrë më tepër informacione dhe për të zbadhur ngjarjen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA