Akuza për drejtim organizate kriminale në Itali, KQZ nis verifikimin e thelluar për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe

11/07/2024 12:32

Komicioneri Iljrian Celibashi ka vendosur kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Marinaj, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm.

Ky i fundit, është Kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga PS. Kundër këtij vendimi mund tё bёhet ankim nё Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i dërgoi më herët një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.

Sipas PD, Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA