“Vuri Bashën francez në krye të Partisë”, batuta e analistit për Le Pen që shkaktoi të qeshura në studio

10/07/2024 22:46

Analisti Ilir Babaramo, në një diskutim këtë mbrëmje në “Top Story” për zgjedhjet në Francë, u shpreh se votuesit francez janë kthyer kundër lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Sipas tij, Le Pen krijoi një ‘humnerë’ në politikën e Francës.

“Të gjithë ata që ishin kundër Macronit, tani janë kthyer kundër Le Penit. Është mënyra si duan të ndajnë pushtetin. Franca po kthehet 90 vite para, në kohën e Republikës IV, që ishte një republikë tërësisht parlamentare ku qeveritë binin çdo gjashtë muaj, ku intrigat në Pallatin Parlamentar rrëzonin qeveritë njëra pas tjetrës dhe kishte tërësisht destabilitet politik. Kjo gjë shkaktonte kriza të njëpasnjëshme. Me krijimin e Republikës V, parashikohej një garanci, të kishte një bipolarizëm, të majtë dhe të djathtë, por ai që e shkatërroi këtë bipolarizëm është vetë Macron, duke krijuar atë lëvizjen e tij në ecje dhe që më pas e ktheu si një rilindje. U fut si një pykë mes dy partive tradicionale, duke shfrytëzuar pakënaqësitë. Bëri një humnerë mes palëve që tani nuk ka Zot që ta mbushë”.

Edhe analisti Redio Shehu u shpreh se mbështetja për Le Pen nuk është më si më parë. Madje, duke folur për vendimet e saj, Shehu krahasoi zgjedhjen e Jordan Bardella-s si kandidat nga Le Pen me Lulzim Bashën.

“Populli francez, kur dha votën, ishte dakord me disa politika të Le Pen. Më pas, kur pa që në raundin e parë Le Pen po kthehej vërtet në një realitet qeverisës në Francë, tha ‘jo prit’, se nuk të dua këtu. ‘Të dua që të jesh të bësh goditje aty ku duhet’. E djathta ekstreme është e pasigurt, për shkak se nuk ka një traditë të gjatë në qeverisje, edhe kur e ka pasur, e ka pasur me probleme. Kjo i tremb më tepër. Pastaj vjen vendimi që e ndau tortën pothuajse në mënyrë proporcionale. Për më tepër, Le Pen vendosi Bardelën, një Basha francez. Një çun i ri, jep energji, me një retorikë antiemigrante, islamofobe, fytyrë e re, identitet i ri. por, zgjuarsia e popullit u pa në raudin e dytë kur tha stop. Ambalazhi ishte i bukur, por stop”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA