Veprat e Ernest Koliqit i dhurohen bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër, ministrja Spiropali ndan vargjet e shkrimtarit

10/07/2024 18:04

Librat e shkrimtarit Ernest Koliqi iu dhuruan sot nga Profesor Ardian Ndreca e revista “Shêjzat”, bibliotekës “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës.

Ministrja Elisa Spiropali e cila mori pjesë në event, tha se Koliqi e çoi gjuhën shqipe ndër katedrat më të zëshme të botës.

Postimi i Spiropalit:

“… O Kângë, Arbnor’t e plogtë i kapi gjumi;
ti kris si zâ burije
mbi ata qi flêjn’ pa andrra fisnikije:
e n’qe se belbacuk’t e g`juh’s ilire,
tue t’ndie fishkllojn’ prej smire,
me rrahje flatrash ik n’naltsí t’kalthèra
e prit, për me kumbue, agime tjera.”

Këto vargje dedikuar gjuhës sonë i përkasin shkrimtarit Ernest Koliqi, biblioteka e të cilit iu dhurua sot nga Profesor Ardian Ndreca e revista “Shêjzat”, bibliotekës “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës.

📚Vepra dhe botime të çmuara të një prej personaliteteve të rralla të kulturës kombëtare, pasuruan më shumë këtë vatër kulturore e me vlera historike të kryeqendrës së veriut.

Bash siç thonte Yourcenar, se bibliotekat janë si thesarë publikë kundër dimrit të shpirtit, edhe kjo biblioteka në ecje e Koliqit i shtohet thesarit të Librave e Autorëve të Shkodrës.

Bibliotekë në ecje sepse shumë udhëtoi nga Shkodra, Tirana, Padova, Roma e deri në SHBA.
E çoi gjuhën shqipe ndër katedrat më të zëshme të botës e sot Koliqi sjell prej shpirtit të asaj bote, njohjet e vlerat e saj në Bibliotekën e Shkodrës!

Koliqi kthehet pra në shpirtin e Shkodrës, bash aty ku e filloi udhën e Tij!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA