Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg Erjon Cërikun, i cili tentoi të korruptonte gjyqtarin.
Sipas njoftimit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.04.2024, Nr. Regj.Them 61, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Për gjykimin në themel të proçedimit penal Nr.61, të vitit 2022, me të pandehur Erjon Cëriku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 45, datë 10.07.2024, vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Cëriku për veprën penale të “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 e 25 i K.Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1(një) vit burgim.
2. Vuajtja e dënimit do të kryhet nga i pandehuri në një burg të sigurisë së zakonshme dhe do të fillojë nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë.
3. Provat materiale të bashkëlidhur me fashikullin e gjykimit 6(gjashtë) CD në total, ku 1(një) CD me pamjet filmike të një emisioni investigativ , të marra nga rrjeti social Youtubee, 3(tre) CD me pamjet e plota.
4. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurit.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të
këtij vendimi.
Top Channel