Qeveria anulon ‘kuotat e vendeve në administratë’ pas protestave masive të studentëve në Bangladesh (fotot)

10/07/2024 19:31

Gjykata e lartë e Bangladeshit ka pezulluar sot përkohësisht kuotat ndarëse të vendeve të lakmuara të punës në administratën shtetërore pas protestave të mijëra studentëve që e quanin ‘sistem diskriminues.’

Sistemi i kontestuar përcaktonte më shumë se gjysmë e vendeve të punë së paguara mirë në shërbimin civil, për grupe të caktuara shoqërore si për shembull fëmijët e heronjve të pavarësisë.

Por prej fillimit të muajit studentët protestues kërkonin një sistem të bazuar te merita, ndërsa demonstratat masive sollën bllokime të autostradave dhe linjave hekurudhore.

“Nuk kthehemi në klasa derisa të plotësohen kërkesat tona,” tha organizatori i protestave Rasel Ahmed i universitetit të Chittagong, për rrjetin AFP.

Sistemi i kontestuar i kuotave ishte anulluar prej protestave edhe më herët në 2018 por u rivendos muajin që shkoi nga gjykata në Dhaka duke shkaktuar menjëherë zemërim mes studentëve.

Por megjithë urdhrin e përkohshëm të gjykatës, studentët nuk i zënë besë zyrtarëve dhe mbajnë të bllokuara rrugët e transporteve duke ndaluar kalimin e mjeteve.

“Ne duam një urdhër të përhershëm për anulimin e këtyre kuotave, përveç atyre për të paaftët dhe për minoritetet”, tha Parvez Mosharraf, student i universitetit të Dhaka.

Sistemi i kuotave rezervon 30 përqind të vendeve të punës në administratë për fëmijët e tyre që kanë luftuar për pavarësinë e Bangladeshit në 1971, 10 përqind për gratë, dhe 10 për rezidentët e zonave respektive.

Studentët thonë se miratojnë kuotat për minoritetet etnike dhe për njerëzit me paaftësi, që përbëjnë gjashtë përqind.

“Nuk duam kuota për vende pune të grave, pasi në këtë pikë nuk jemi më prapa,” tha studentja 22 vjeçare Meena Rani Das, për rrjetin AFP. “Gratë po avancojnë me talentet e tyre, por sistemi i kuotave po krijon pengesa duke na marrë të drejtat”, shtoi ajo.

Kritiket thonë se nga sistemi përfitojnë fëmijët e grupeve e partive pro-qeveritare, që mbështesin kryeministrin Sheikh Hasina, babai të cilit është themelues i Bangladeshit.

76 vjeçari Hasina fitoi mandatin e katërt në krye të vendit në janar, thuajse pa opozitë, me bojkot të gjerë dhe shtypje të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.

Mijëra studentë kishin ngritur sot barrikada në kryqëzimet në Daka, e gjithashtu bllokuar rrugët në qytete të tjera të vendit.

“Studentët e shkëlqyer nuk kanë vende pune prej këtij sistemi të kuotave, ne punojmë e mundohemi por shikojnë se një numër shumë i vogël vendesh pune janë të hapura”, tha studenti i fizikës Halimatuz Sadia, për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/7
Gjykata e lartë e Bangladeshit ka pezulluar sot përkohësisht kuotat ndarëse të vendeve të lakmuara të punës në administratën shtetërore pas protestave të mijëra studentëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA