Milionerët që më parë akuzoheshin se ‘kishin prishur’ një qytezë të mrekullueshme në Wyoming në perëndim të SHBA, tashmë ankohen se po dëbohen prej saj nga miliarderët që po bëjnë të njëjtën gjë, por me më shume para.
Qyteza Jackson Hole ka qenë prej kohësh një vend pushimi i preferuar nga figura të famshme si Ryan Gosling , Eva Mendes e Matthew Mconaughey. Fluksi i të pasurve kishte rritur në qiell çmimet e banesave dhe punëtorët u detyruan të vendosen në anën tjetër të malit, në kufirin mes shteteve Idaho e Wyoming.
Por janë po këta milionerë që tashmë po dëbohen prej parave më të mëdha të miliarderëve që po blejnë pronat e qytezës duke bërë që çmimet të rriten edhe më shumë.
Të ardhurat mesatare në zonë janë rreth $108,000 dollarë në vit, ndërsa çmimi mesatar i një shtëpie familjare ne qyteze ka arritur në shumën absurde të 6-7 milionë dollarëve.
Punonjësi vendas i ndërtimit John Smaellie tha për rrjetin CBS News: “Tashmë miliarderët po paguajnë për të larguar milionerët. Këtu nuk jeton dot më, rrogëtarët tashmë mud të jetojnë vetëm në anën tjetër të malit, askush nuk përballon dot më çmimet në Jackson. Një familje si e imja nuk ka shanse”.
Smaellie shton se duhet të udhëtojë një orë me makinë për të ardhur në Jackson dhe pabarazia duket qartë gjatë rugës së tij të përditshme.
Këshilltarja bashkiake Jessica Sell Chambers thotë: “Kjo nuk është fisnikërim i vendit, është e ekzagjeruar, nuk di si ta quaj. Kush do të qeverisë këtu, kush do të punojë?”
Pete e Sarah Wilson, të cilët jetojnë në zonë fqinje Driggs me bijën e tyre Harper, thonë se janë detyruar të largohen nga qyteti i tyre prej çmimeve absurde të vendit. Ai punon tashmë me ndihmën e shpejtë në Jackson: “Më parë ishte ndryshe, mund të punoje e të jetoje , tani puno sa të duash ‘Ëndrra amerikane’ nuk ekziston”.
Jackson Hole njihet për malet e mrekullueshme, botën e egër, panoramat natyrore që zgjaten në çdo drejtim. Është vend i njohur për të famshmit prej qetësisë dhe rezorteve të luksit.
Hoteli Grand Teton në parkun kombëtar ka pritur njerëzi si Mandy Moore, Gigi Hadid e të tjerë.
Kreu i grupit energjitik John Truett thotë se erdhi në Teton County për t’u bërë një ‘person normal’. “Nuk i tregoj njerëzve që jetoj në një komunitet të veçuar diku tjetër, këtu më pranojnë sikur të isha normal”, thotë ai në një intervistë me autorin Justin Farrell.
Rrjeti DailyMail.com gjeti dy shtëpi në shitje në Jackson me tre dhoma gjumi për $3.8milionë e $3.3milion. Kjo ndarje mes të pasurve në Jackson dhe punonjësve të zakonshëm në Driggs u pa gjithashtu muajin e shkuar pas një rrëshkitje dheu që prishi rreth 30 metra të rrugës malore, të cilën u deshën rreth tre javë për të riparuar, shkruan Daily Mail.
Top Channel