Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah al-Sisi u takua sot në Kairo me kreun e inteligjencës amerikane CIA, William Burns për të diskutuar përpjekje armëpushimi për konfliktin e rëndë në Rripin e Gazës.
Zyra e Sisi tha se dy zyrtaret kishin diskutuar mbi “përpjekjet e fundit për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës”, teksa trupat, tanket e avionët izraelitë kanë intensifikuar ofensivën e tyre në Gaza.
Ndërmjetës në Egjipt e Katar janë përfshirë prej muajsh në tratativa ndërmjetësimi për ndalimin e konfliktit, ku deri tani janë vrarë më shumë se 35 000 palestinezë, shumica civilë dhe gra e fëmijë.
Lufta që hyn në muajin e dhjetë kësaj jave shpërtheu me sulmin e papritur të Hamas brenda Izraelit më 7 tetor ku qindra izraelitë u vranë, çka solli nisjen e ofensivës brutale të Izraelit mbi qytetet palestineze duke rrafshuar infrastrukturën civile me bombardime e duke lënë në krizë urie të mbijetuarit e ofensivës.
Përpjekjet e deritanishme të negojcatave të armëpushimit nuk kanë dhënë rezultat./AFP/
Top Channel