Historitë më të tmerrshme të krimeve në vend gjatë 34 viteve po diskutohen këtë të martë në emisionin Top Story në Top Channel.
Gazetari Ferdinand Dervishi kujtoi krimet e pakta gjatë kohës së komunizimit dhe shpërthimin e dhunës gjatë viteve ’90, pas rënies së sistemit.
“Në sistemin komunist nuk kishte të fortë, ishte shteti i fortë, kishte të fortë lagjeje po, djem problematikë që shkonin deri tek rraha, të tjerë që rreshtoheshin nga pas që mbanin nga një thikë, por nuk shkonte më shumë se sa kaq.
Ka pas në Tiranën e asaj kohe edhe ndonjë vepër që ka qenë e fortë. U vodh një dyqan magnetofonash, të cilat kërkoheshin shumë në atë kohë, u vra një plakë që kishte flori, u vodh dhe u vra. Këto ishin një ndër ngjarjet më të tmerrshme që mund të ndodhnin në kohën e komunizmit. Policia e fortë e kohës së Enverit u bë aq e dobët, saqë policët nisën të mbanin vetëm këllëfin e pistoletës me vete sepse ndodhi jo çudi e madhe se vetë sistemi i fuqizoi shumë të fortët e lagjeve”, tha Dervishi.
Top Channel