Pistoletat që thuajse ‘ndryshuan kursin e historisë’, shiten për vetëm 1.5 mln dollarë (fotot)

09/07/2024 16:51

Dy pistoleta që zotëroheshin më parë nga Napoleon Bonaparte, me një prej të cilave siç raportohet, ai tentoi të vriste veten, janë shitur në një ankand në Frnacë për 1.5 milionë dollarë.

Armët që mund të kishin ndryshuar kursin e historisë, reklamohen si dëshmitare të momenteve më të errëta në jetën e perandorit famëkeq francez.

Të punuara nga prodhuesit artizanalë parizienë Louis-Marin Gosset, ato pritej të arkëtonin nga 1 deri në 1.5 milionë dollarë.

Armet u shitën te dielën në ankandin e fshehtë Osenat, pranë pallatit Fontainebleau ku Napoleon raportohet se tentoi vetëvrasjen pas largimit nga posti në 1814.

Objektet me dekoracione të shumta floriri e argjendi, kanë imazhin e gdhendur të liderit francez që mori famë pas revolucionit.

Ato besohet se janë përdorur deri në fund të jetës së tij në 1814, kur nepoleoni u detyrua të hiqte dorë nga posti pas disfatës së ushtrisë së tij dhe largimit nga Parisi.

“Pas mbylljes së fushatës ushtarake franceze, ai ishte në depresion dhe donte të kryente vetëvrasje me këto armë por guvernatori madh francez kishte hequr barutin,’ tha përfaqësuesi i ankandeve Jean-Pierre Osenat.

Sendet përkujtimore të Napoleonit janë shumë të kërkuara nga koleksionistët.

Një kapele e Napolenoit, e dekoruar me qepje të ngjyrave të flamurit francez, u shit për   £1.6 milionë në nëntor shkruan rrjeti britanik Metro.

Trashëgimia e tij në Francën moderne ka parë një rritje të valës së interesit që prej publikimit të librit autobiografik ‘Napoleon’ në vitin 2023, nga regjizori Ridley Scott.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA