Top Channel zbardh të tjera përgjime nga dosja e SPAK për hetimet ndaj Ilir Beqajt dhe disa persona të tjerë, në lidhje me abuzimin dhe përfitimet që janë bërë nga fondet e BE për SASPAC, në kohën kur drejtor ishte Beqaj.
Një nga personat nën hetim dhe i njohur si njeri i afërt i Beqajt, Ermal Kurtulaj, ndër të tjera ka dalë në përgjime duke komunikuar me një person, të cilit i thotë se për shërbimin që ai do të jepte te eventi “FESTA”, do të paguhej 15 mijë euro, por se në faturë ata do ta shënon 20 mijë euro.
Biseda mes tyre, (A-Ermali, B-Bledari):
A: O Bledi !
B: He mo vlla si je?
A: Ca bone?
B: Jam jashi un edhe..
A: Ee te t’marr n’whatsup atehere?
B: Joo e burr njesoj esht ska gje.
B: Mir ca behet?
A: .. Degjo!
B: Me thuaj!
A: Ate tënden nga 15 po ta bëjmë 20 e bën dot ti apo jo?
B: Eee ta shikoj besoj qe po, besoj qe po, ja te shikoj njëherë limitin e te them po besoj qe po.
A: Mir.
B: Okej ja te them un per pak.
A: E pastaj he se dum ta bejm 20 qe t’kena mundsin per me mbyll ca gjona tjera me atë meqenëse
ti je pa TVSH apo jo?
B: E kuptoj, pa TVSH. A: Okej shum mir ciao!
B: Hajt hajde behet.
A: Ciao!
Top Channel