Fitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë u shpall Xhevahir Spahiu për librin “Një mijë dashuri” me motivacionin “Poezitë shpalosin bukurinë e jetës, duke përdorur një gjuhë estetike dhe fëminore plot muzikalitet dhe figurshmëri.
Këtë vit Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështeti botimin e tre veprave në kuadër të fondit të krijimtarisë letrare për të rinj.
Fituesja tjetër u shpall Rudina Çupi për librin “Ë-Ngrënësi dhe Ë-Vënësi” me motivacionin “kombinon rrëfimin dhe edukimin gjuhësor për fëmijët me një ligjërim të pasur dhe ilustrime tërheqëse.
Fituesja e tretë është Rovena Rrozhani për librin “Hana, vajza që kapi diellin” me motivacionin ” vepra sjell historinë frymëzuese të një vajze që triumfon mbi të keqen, duke tërhequr lexuesit e vegjël në një udhëtim motivues.
Fondi i Krijimtarisë Letrare për Fëmijë, tashmë i përvitshëm, u hap më 1 qershor dhe u mbyll më 20 qershor.
Top Channel