“Ka ndërtuar pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit”, Rama nxjerr foton e protestueses: Një shkelëse e ligjit vë kujën për atdheun në rrezik
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në Samitin Parlamentar të NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në Samitin Parlamentar të NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.
Në datat 8-9 korrik, po zhvillohet në Washington DC Samiti Parlamentar i NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.
Në Samit merr pjesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe Kryetarja e Delegacionit Parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, znj. Mimi Kodheli.
Në prag të Samitit, Kryetarja Nikolla dhe znj. Kodheli morën pjesë në pritjen e organizuar nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, z.Mike Johnson, për kryetarët e parlamenteve dhe delegacionet parlamentare të vendeve anëtare të Aleancës, në Capitol Hill.
Parlamentet e vendeve anëtare janë garanci dhe mbështetje e fuqishme që NATO të përmbush misionin për mbrojtjen e paqes.
Top Channel