Ku gjendej zhiva për eksploziv? Karamuço tregon për krimet e viteve 90’: Banditët e asaj kohe, sot janë biznesmenë

09/07/2024 21:41

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi në Top Story për krimet e rënda të fillim viteve 90, të cilat janë ende të pazbardhura.

“Kam qenë 16 vjeç i kam parë këta njerëz. Kushërirën e Gaz Muçës e kemi pasur në shkollë, sa herë e ngacmonin ai vinte me bandën e tij dhe krijohej terror i madh në shkollë. Këta ishin mes dy epokave, mes herkulëve dhe fillimit të filmave me mafiozë e me armë. Shumica e tyre kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta, ishin familje oficerësh. Kishte një treg të brendshëm por dhe armë artizanale.

Ku i kanë fillesat grupet, kishin filluar grupet kriminale që në atë kohë. Filluan format e parë të përfitimit, grupet kriminale paguheshin, ishin bodygardët e asaj kohe të pikave. Grupet e vizave në ambasada ishin më fitimprurës. U pasuruan shumë nga këta njerëz, sot biznesmenë, dikur ishin banditë e kriminelë.

Kishte disa lëndë që u kërkuan në luftën e Jugosllavisë. Zhiva e kuqe ishte për eksploziv. Ofroheshin shumë para në atë kohë dhe e kërkonin nga ne. Grupet kriminale e siguronin nga Shqipëria. Trafiku i vjedhjeve të makinave, edhe në Kroaci Bosnjë, Mal të Zi, Serbi. Na është vrarë një komisar policie ne për kontrabandën e cigareve, e vranë bandat dhe është histori e pazbardhur. Kontrabanda e rrobave të përdora që kanë fuqizuar grupet e Elbasanit, biznes jashtëzakonisht fitimprurës”-tregoi Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA