Aktorja britanike e ‘reality TV’ kapet duke trafikuar kokainë drejt Dubait si pjesë e rrjetit milioner të drogave (fotot)

09/07/2024 15:22

Një personazh i programit të njohur reality TV në Britani ‘Love Island’ është arrestuar duke trafikuar kokainë në një fluturim drejt Dubait si pjesë e një karteli drogash që ka zhvendosur më shumë se 50 milionë paundë, sipas prokuroreve.

Bukuroshja 29 vjeçare Magdalena Sadlo, pret dënimin me burg pasi u kap në aeroportin e Lndrës, Heathrow në një operacion të gjerë anti-trafik.

Magdalena ka qenë pjesë e programit erotik Love Island në 2021 – ku mes të tjerash mburrej se si ‘i kishte vjedhur të dashurin’ një tjetër vajze.

Por ajo u ndalua nga oficerët e operacionit ‘Operation Matrix’ teksa donte të fluturonte nga Heathrow drejt Dubai me bagazhet te mbushura me droga.

29-vjeçarja është dërguar në paraburgim dhe pret gjyqin në vjeshtë.

Gjykata e Carlisle në veri të Britaisë dëgjoi të thuhej se ajo ishte pjesë e një rrjeti të gjerë trafiku në miliona paundë, prej të cilit nëntë vetë ishin arrestuar këtë vit.

Grupi trafikonte sasi të mëdha kokaine në Britani, para se të shpërndante brenda vendit me porosi e dërgesa të veçanta.

Policia u vu në gjurmë të bandës me anë të mesazheve në rrjetin WhatsApp ku përfshihej dhe Magdalena.

Prokurori Tim Evans e përshkruante rrjetin si ngamë të mëdhenjtë në Britani.

“Ky ishte një grup shpërndarjeje i stilit Amazon, me organizim dhe marketing të po atij niveli të lartë”.

Në programin Love Island, Magdalena e përshkruante veten si “spontane, apo bionde me vetë-besim të e cila mund të mbështetesh”.

Aty biondja ishte ngarkuar nga programacioni për të joshur meshkujt të ndaheshin nga partneret e tyre, para se të përjashtohej me votë nga konkurrentët.

Ajo tashmë ka pranuar akuzat e bashkëpunimit të trafikut të drogave të forta prej vitit të shkuar, shkruan rrjeti vendas TheSun

FOTO GALERI
3/4
Ajo tashmë ka pranuar akuzat e bashkëpunimit të trafikut të drogave të forta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA