Ylli egjiptian i hokejit arrestohet për vrasjen e gruas në shtëpinë luksoze në Angli (fotot)

08/07/2024 21:26

Një sportist i njohur egjiptian i hokejit është akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në shtëpinë e tyre 250,000 paundëshe në Birmingham, në veri të Anglisë.

42 vjeçari Mohamed Samak, akuzohet për vrasjen e Joanne Samak, 49 vjeçe, por nuk u paraqit sot në seancën e hapjes së gjyqit te çështjes në Birmingham.

Zonja Samak, stiliste e vjetër me një kompani dizajni ambjentesh te brendshme, u zbulua me plagë të rënda në shtëpinë e çiftit mbrëmjen e 1 korrikut.

Megjithë përpjekjet e grupeve paramjekësore, ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Zoti Samak është dërguar në paraburgim nga gjykata deri në gjyqin e gushtit.

Ende nuk njihen detaje apo motive për tragjedinë por familja e të ndjerës i bënte asaj homazhe si një person “i dashur, bujar, e i ndjeshëm”.

“Jemi mirënjohës për Jo dhe dashurinë që na ke dhënë gjatë viteve që ishte me ne. Do të të duan e do të na marrë malli për ty gjithmonë”, shkruanin ata.

Ndërsa Samak, ish-sportist i kombëtares egjiptiane të hokejit, punonte në Angli e Uells me të rinjtë në hokej.

Zyrtarët nuk dhanë detaje të mëtejshme për tragjedinë teksa hetimet vijojnë./DailyMail/

FOTO GALERI
1/4
42 vjeçari Mohamed Samak, akuzohet për vrasjen e Joanne Samak, 49 vjeçe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA