“SPAK, organizatë e partisë”, Berisha sulmon Prokurorin e Posaçme, akuza Ramës: A ka mungesë legjitimiteti më të madh se mos i heqësh imunitetin Ballukut?! 19/10 10:42
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila vendosi kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës.
Ndërkohë Kryesia e PS ka vendosur shtyrjen e Kongresit zgjedhor më 27 korrik, teksa fillimisht ishte planifikuar që të mbahej më 20 korrik.
Partia Socialiste zgjodhi kandidatin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 gusht, Vangjel Tavo-n.
Mbledhja e Kryesisë Socialiste zgjati pak minuta, ku anëtarët votuan me unanimitet të plotë për Tavo-n.
Top Channel