Shpërthejnë trazirat në Francë pas rezultatit shokues të zgjedhjeve ku blloku i majtë ‘prish festën’ e Le Pen (fotot)

08/07/2024 15:17

Trazira të dhunshme shpërthyen mbrëmë në Francë pas rezultatit më të papritur në historinë e zgjedhjeve vendase, ku megjithë parashikimet e fitores së të djathtës radikale, grupi i të majtës radikale i dha një goditje të orëve të fundit Marine Le Pen.

Në kthesën e papritur Fronti i Ri Popullor (NFP) – koalicioni i majtë i krijuar vetëm një muaj më parë  ka siguruar shumicën e vënëve në parlament.

Demonstrata e trazira të dhunshme shpërthyen në disa qytete javën e kaluar ku sipas raportimeve, protestuesit e majtë shfrynin zemërimin ndaj fitores së të pritur të së djathtës, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Por pas fitores së të majtës – përsëri u pa kaos me imazhe të zjarreve në rrugë dhe protestuesve me veprime anarkike, teksa nuk ka informacione te sakta per objektivat apo perberien e demonstruesve .

Protestuesit raportohet se dogjën mbrëmë makina e koshë mbeturinash, teksa në Paris kishte si njerëz që celebronin rezultatin, dhe ata që demonstronin kundër tij.

Në maje shihej gjithashtu policia që përpiqej të qetësonte trzirat si me militantë të djathtë e të majtë.

Rrjeti vendas Visegrad 24 pretendonte se e majta ekstreme ‘po celebronte’ rezultatin duke sulmuar policinë’, ndërsa rrjetet liberale thonin se trazirat u shkaktuan nga simpatizantët e të djathtës ekstreme.

Mijëra policë, duke përfshirë 5,000 vetëm në Paris – ishin dislokuar për të ndaluar “radikalët e djathtë e të majtë që kërkonin të shkaktonin trazira”, tha ministri i brendshëm Gerald Darmanin.

Grupi i majtë fitues NFP u krijua menjëherë pas thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme në maj nga presidenti Macron called.

Koalicioni raportohet se përbëhet nga politikanë të moderuar Socialistë, të Gjelbër, komunistë francezë dhe e majta radikale, Franca e Papërkulur./TheSun/

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA