Emri/ Iu thye xhami gjatë punimeve në banesë, plagoset në kraharor 27-vjeçari, niset me helikopter drejt Traumës

08/07/2024 14:19

Një 27-vjeçar në Pogradec është dëmtuar me xham gjatë kryerjes së punimeve në banesën e tij.

Sipas informacioneve nga spitali i Pogradecit i do të transportohet me helikopter drejt Tiranës pasi është plagosur në pjesën e kraharorit. I riu është identifikuar si Renato Sehiti.

Gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se i dëmtuari mësohet se është punonjës policie pranë komisariatit të Pogradecit, me detyrën e inspektorit të lagjes. Nga policia thuhet se u nis drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa nuk ka shfaqur rrezik për jetën deri më tani.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA