Dikur qyteti sekret i Kazakistanit, tenton të kthehet në rezort modern turistik (fotot)

08/07/2024 19:03

Prej dekadash Priozersk kishte qenë një qytet sekret testimesh ushtarake i vendit ish-sovjetik, i pashënuar në harta dhe i mbyllur për botën e jashtme.

Tashmë autoritetet e reja pro-ruse thonë se vendi do të kthehet në një pikë të rëndësishme turistike në brigjet e liqenit kazak Balkhash.

Alexei Vereshchagin, pronar i një hoteli të braktisur që po riparon, thotë se ka besim se vendi do të bëhet sërish një rezort luksi.

“Që në 1974 kjo ka qenë një hotel. Tani unë do ta rinovoj për ta rikthyer siç ishte në epokën sovjetike”.

“Ja këtu jemi në çatinë e hotelit Rossiya. Këtu është liqeni i mrekullueshëm, në çdo drejtim që shikon shikon liqenin dhe qytetin e mrekullueshëm”, thotë Alexei për rrjetin AFP.

Kryebashkiaku Mansur Akmetov thotë se qyteti i Priozersk ka qenë më parë qendra administrative e zonës ushtarake sovjetike Sary-Shagan, prandaj shumica e atyre që jetojnë këtu janë ish-personel ushtarak. Qyteti ka qenë i mbyllur deri në 2008, por papritur autoritetet morën vendi in e hapjes së tij për të zhvilluar fillimisht turizmin e brendshëm, në brigjet e liqenit Balkhash.”

Impjanti ushtarak  Sary-Shagan u ndërtua këtu në vitin 1956 për testime raketore dhe qyteza kishte asokohe rreth 15 000 banorë.

Ndërkohë bashkë me bazat ushtarake disa plazhe shuhet në brigjet e liqenit, që tashmë kanë nisur të popullohen përsëri nga banorët.

Kryebashkiaku thotë se vendimi është marrë me urdhër të presidentit Kassym-Jomart Tokayev, në kuadër të zhvillimit të sektorit të turizmit, edhe pse ky i fundit deri tani përfaqëson vetëm 3 përqind të ekonomisë së Kazakistanit./AFP/

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA