Debate të forta ka pasur në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë ndërsa po jepte dëshminë e tij Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje.
Seanca është shoqëruar me tensione me kryetaren Albana Vokshi që i kërkoi deputetëve socialistë të shmangin komentet në pyetjet e tyre
“Ju lutem jo komente. Jeni të çorientuar sot se ju fut Beqaj në burg”, tha Vokshi.
Dhe ndërsa seanca vijoi e tensionuar deputeti Ilir Metaj në pyetjet drejtuar dëshmitarit përdori disa herë etiketimin gënjeshtar, gjë e cila solli revoltë me drejtuesen që kërkoi përjashtimin e tij nga seanca
Shabani: Unë nuk vazhdoj me dëshminë nëse deputeti që merr rrogën nga taksat nuk tërheq mbrapsht fjalën gënjeshtar.
Vokshi: Neni 11 thotë se deputetët nuk mund të kalojnë masën e etikës dhe për këtë duhet marrë një masë disiplinore.
Ndreca: Zonja Vokshi ju po e acaroni situatën më kot. Lëreni të mbaroj pyetjet.
Vokshi: Jo, pa i kërkuar falje nuk mund të vijojë. Ju doni ta bojkotoni këtë komision, se Beqaj u fut në burg por mos u shqetësoni se do të vijë dhe radha juaj.
Komisioni vijoi më tej marrjen e dëshmive, ndërsa deputetët socialistë i qëndruan mendimit të tyre etiketimi gënjeshtar nuk i drejtohej individit dhe integritetit të tij, por dëshmisë.
Top Channel