Bija e Diego Maradonas thotë se ‘ka kontaktuar’ me legjendën e futbollit në përvjetorin e vdekjes (fotot)

08/07/2024 15:44

Bija e madhe e Diego Maradona thotë se me në të një spiritualisti ka kontaktuar me babanë e saj përtej varrit, në prag të përvjetorit të vdekjes, por nuk dha më shumë detaje për “komunikimin”.

Maradona vdiq në moshën 60 vjeçare në 2020 nga një atak kardiak pas në kirurgjie, por bija e tij Dalma thotë tashmë se me anë të një ‘spiritualisti’ ka kontaktuar me personazhin e njohur të sportit.

Në një intervistë me Angel Responde, ajo tregonte: “Unë gjithmonë kam besuar në këto gjëra, që kur isha e vogël. Dhe sigurisht pas asaj që i ndodhi tim eti besoja edhe më shumë”.

Ajo shtonte më tej: “Nuk kam shkuar për konsultime menjëherë pas vdekjes së babait, m’u desh pak kohë. Është ende e vështirë për mua të pranoj atë që i ndodhi tim eti. Sigurisht që e kuptoj atë që ndodhi por është e vështirë për ua ta them”.

“M’u desh një vit, ndoshta më shumë për të kërkuar këtë lidhje.”

Dalma tregon se me eksperiencën e saj bëri lidhjen jo vetëm me të atin, por i foli dhe gjyshes së saj nga nëna Ana Maria Elia, e njohur me emrin e familjes Pochi.

Dalma tha: “Nuk u lidha vetëm me babanë, por dhe me mamin, me gjyshen, me të cilat kisha lidhje shumë të afërta. Ishte aq bukur të shkoja në anë vend për të komunikuar me të.”

Ajo shtonte: “Ka shumë gjëra që ne nuk i dimë për të tjerët, dhe ky mjet lidhjeje për mua ishte i mrekullueshëm”.

Mediat argjentinase thonin se ajo nuk tregonte për çfarë kishte folur me Maradona apo aq nëse ‘shpirti i futbollistit’ kishte pranuar që kishte prekur topin me dorë në golin e fitores së kupës botërore 1986 me Argjentinën, shkruan me ironi rrjeti britanik Daily Star.

FOTO GALERI
4/5
Ata nuk thonin nëse ‘shpirti i futbollistit’ kishte pranuar që kishte prekur topin me dorë në golin e fitores së kupës botërore 1986 me Argjentinën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA