Viktor Orban: Qëllimi i NATO-s duhet të jetë paqja, jo lufta pambarim (fotot)

06/07/2024 18:13

Kryeministri hungarez Viktor Orban teksa është në një vizitë në Moskë, ka publikuar sot një opinion të mprehtë në rrjetin Neewsweek ku paralajmëron se NATO “rrezikon të kryejë vetëvrasje pasi e ka kthyer luftën në axhendën e saj kryesore”.

Orban shtonte se aleanca ishte krijuar fillimisht me një natyrë “paqësore” e “difensive” por tashmë përfshirja e saj në konfliktin e rëndë në Ukrainë nën udhëheqjen e SHBA mudn të sjellë konfrontim me Rusinë dhe pasoja katastrofike.

Dje Orban nisi vizitën surprizë në Moskë ku u takua me presidentin Vladimir Putin, duke qartësuar se ishte një mision “paqeruajtjeje.”

Duke mbyllur bisedimet për arritjen e paqes në Ukrainë, Orban tha se pozitat e Moskës e Kievit mbeteshin larg, por palët kanë nisur hapin e rëndësishëm të mbajtjes së kontakteve.

Hungaria është anëtare e NATO-s që prej vitit 1999.

Por kryeministri shtonte sot në artikull se “shumë më tepër zëra brenda NATO-s mbrojnë nevojën dhe paevitueshmërinë e konfrontimit ushtarak me qendra të tjera gjeopolitike të botës.”

Ai paralamëronte se kjo mendësi “funksionon si një profeci vetë-realizimi”, duke iu referuar disa vendeve që kanë shprehur mundësinë e operacioneve të NATO-s në Ukrainë.

Në opinionin e Orban thuhet se “nëse NATO nuk ndryshon kurs tani do të kryejë vetëvrasje.”

“NATO po i afrohet një momenti kyç. Kjo aleancë e suksesshme ushtarake u krijua si në projekt paqeje, ndërsa sot axhenda e saj është gjetja e luftës. Kjo është kundër vlerave të aleancës dhe eksperienca historike e Hungarisë tregon se ky transformim nuk çon në një drejtim të mirë. Detyra jonë sot është të ruajmë aleancën si një projekt paqeje”, tha mes të tjerash Orban, në artikullin e Neewsweek.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA