Vdekja e bijës së aktorit të Hollywood u cilësua ‘vetëvrasje’, por prindërit e dëshpëruar kërkojnë autopsinë e mohuar (fotot)

06/07/2024 21:56

Trupi i bijës 20-vjeçare të aktorit të Hollywood qëndronte në morg prej disa ditësh teksa prindërit e dëshpëruar kërkonin hetime duke thënë se vdekja e saj nuk ishte një vetëvrasje.

Por autoriteet thonë se Daelena Mackay, babai të cilës Dwayne Adway ka luajtur në disa seriale televizive si “CSI,” “NYPD Blue,” “ER” e “The Steve Harvey Show,” ka vrarë veten pasi u gjet e varur në tualet me një çarçaf më 23 maj.

Burri që njoftoi shërbimet e emergjencës pretendonte se ishte i dashuri i Daelena dhe se kishte tentuar ta risillte në jetë.

Policia e Los Angeles nuk ka kryer ende një autopsi pasi sipas tyre, “rrethanat e vdekjes së Daelena e bëjnë të panevojshme diçka të tillë”.

Babai vajzës thotë se kërkon hetime për ngjarjen e pashpjeguar.

“Po përpiqem të nxis policinë të hetojë  edhe pse nuk duan të merren më me çështjen. Shumë vajza me ngjyrë po vdesin në Los Angeles dhe po shkruhet se janë vetëvrarë, kjo nuk mund të vazhdojë”, tha babai i viktimës.

Nëna e saj gjithashtu insistonte se 20 vjeçarja tragjike Mackay, kishte plagë të dyshimta dhe kërkonte autopsinë.

“Trupi i saj kishte shenja dhune e gjakosjeje në kurriz e në vende të tjera. Ata na kanë dhënë vetëm një raport toksikologjie, e jo autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes”.

Mackay jetonte në El Centro Hollywood teksa studionte në Los Angeles City College, raporton rrjeti Daily Mail.

Nëna Elaine Mackay tha se njeriu i thirrur nga policia nuk ishte i njëjti me të dashurin e Daelena në Texas.

“Vajza ime nuk ishte vetëvrasëse, ajo kishte takuar terapistin një ditë më parë dhe nuk kishte treguar shenja depresioni, vajza ime ishte plot jetë, ajo mezi priste konkursin e poezisë dhe ditëlindjen e saj të 21-të që afronte”, thotë nëna.

Babai Adway tha për rrjetin The Post se dy mjekë privatë i kishin thënë se nuk kishte dyshime se Daelena ishte mbytur.

“Çështja nuk është se ishte mbytur, por mënyra dhe arsyeja përse është mbytur, patologët privatë këtë nuk e përcaktonin dot”, tha babai aktor që kërkonte shkakun e vdekjes së të bijës.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA