Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer zhvilloi sot mbledhjen e parë të qeverisë së tij në Doëning Street, gjatë të cilës për punë të mëdha që i presin përpara, duke nënkuptuar kështu se pas kremtimit të fitores, tani po peshojnë barrën e përgjegjësisë që vjen bashkë me entuziazmin e drejtimit të vendit.
Ekipi i tij përfshin Rachel Reeves si kancelare, Angela Rayner si zëvendës lidere dhe Yvette Cooper si sekretare e brendshme. Rishi Sunak sakaq, ka deklaruar se do të mbetet për momentin në krye të konservatorëve, derisa të përvijohen planet për zgjedhjen e pasardhësit të tij. Starmer është zotuar do të punojë për ndryshimin e situatës në vend, por kjo, sikurse e pohoi edhe vetë do të kërkojë angazhim dhe kohë.
Fitorja e thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes e Partisë Laburiste, i dha fund 14 viteve të qeverisjes shpesh të trazuar të konservatorëve.
“Qeveria ime do të luftojë çdo ditë derisa të besoni përsëri. Tani e tutje, ju keni një qeveri të udhëhequr vetëm nga vendosmëria për t’i shërbyer interesit tuaj”, tha më herët kreu i ekzekutivit në fjalimin e fitores, ku nënvizoi se premtimin e marrë për t’i dhënë fund kaosit, do ta mbajnë”. Sot ne fillojmë kapitullin tjetër, po fillojmë punën për ndryshim, po fillojmë të rindërtojmë vendin tonë”, tha ai.
Euforia e triumfit në zgjedhje nuk zhvbën megjithatë faktin që laburistët vijnë në pushtet duke u përballur me një ekonomi të ngadaltë, shërbime publike të dobëta dhe standarde jetese në rënie. Të gjitha këto luajtën një rol në rënien e konservatorëve, të cilët u ndëshkuan nga votuesit për shkak të kostos së lartë të jetesës, si dhe për vite të tëra paqëndrueshmërie e lufte të brendshme, që sollën pesë kryeministra të ndryshëm në detyrë, që nga votimi për daljen e Britanisë nga BE-ja në 2016.
Tim Bale, profesor në Universitetin Queen Mary të Londrës thotë se pavarësisht fitores së tyre të thellë, problemet me të cilat është përballur qeveria konservatore nuk janë zhdukur, sidomos ato të lodhura me emigracionin. Laburistët do të duhet të gjejnë zgjidhje për varkat e vogla që vijnë përmes Kanalit të La Manshit.
Top Channel