Industria e kallam-sheqerit në Kubë kërkon mbijetesën mes ndërprerjeve të energjisë dhe burimeve (fotot)

06/07/2024 19:11

Punonjësit e një kooperative të kallamit të sheqerit në perëndim të Kubës përpiqen të mbajnë gjallë sipërmarrjen e tyre mes ndërprerjeve të shpeshta të energjisë e mangësive të theksuara të karburantit, fertillizuesve apo kostove të shtuara.

Dikur lider botëror për kallamin e sheqerit, Kuba tashmë është përfshirë nga kriza ekonomike dhe sanksionet e SHBA që kane gjymtuar industritë e vendit.

Leonardo Fernandez, punonjës 64 vjeçar kooperativës, thotë se megjithëse burimet janë të kufizuara kultivimi ka vazhduar manualisht.

“Ne kemi vijuar punën me krahë, plug e drapër, pasi këto kemi, nuk ka burime të tjera, nuk ka fertillizues, ne këto përdorim tani për procesin e kultivimit të kallamit”, tha Fernandez për rrjetin AFP.

Kallami i famshëm i sheqerit të Kubes fillimisht humbi klientin më të madh SHBA rreth 60 vjet më parë, dhe Bashkimin Sovjetik tre dekada më vonë, prej politikave të demokracisë apo modernizimit.

Gjendja e vështirë e kësaj kulture konfirmohet nga Reinaldo Espinosa drejtori i fermës së kallam-sheqerit në Artemisa, në jug të kryeqytetit Havana.

“Rekuperimi i prodhimit tonë kombëtar të sheqerit do të kërkojë shumë vjet,” tha Espinosa për rrjetin AFP duke shtuar se po përgatitet për sezonin e mbjelljeve me ” zero burime shtesë.”

Ai shton se prodhimi i kooperativës ka rënë nga 84 në 28 ton për çdo hektar kallam-sheqeri gjatë krizës së pesë viteve të fundit prej mungesës së karburantit apo energjisë elektrike.

Kooperativat shtetërore të viteve 1990 kanë mbetur të tilla por çmimi i sheqerit ka rënë ndjeshëm që kur vendi është sanksionuar nga SHBA.

Ndërsa prej këtij viti Kuba përballet me një valë të re ndërprerjesh energjie teksa qeveria thotë se nuk përballon dot blerjen e karburantit apo mirëmbajtjen e impjanteve termo-eletrike të vendit, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
4/7
Kooperativat shtetërore të viteve 1990 kanë mbetur të tilla por çmimi i sheqerit ka rënë ndjeshëm që kur vendi është sanksionuar nga SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA