Gjashtë kinezë punonjës miniere ari ekzekutohen nga militantët në Kongo (fotot)

06/07/2024 17:42
Militantë Codeco qe ecin ne fshatin Linga ne Kongo

Pekini thotë se disa qytetarë të tjerë kinezë janë ende të humbur pas sulmit.

Gjashtë qytetarë kinezë janë vrarë dhe disa mbeten të humbur pasi militantë vendas kanë sulmuar një minierë ari në Republikën Demokratike të Kongos, njoftonin dje autoritetet e vendit të Afrikës qendrore, që raportohet se është përfshirë nga dhuna e bandave si dhe sulmet ndaj kontraktorëve të huaj që punojnë në burimet vendase.

Në sulmin në rajonin e pasur me flori Djugu, raportohet se u vranë gjithashtu dy ushtarë kongolezë.

Militantët besohet se ishin të grupit të gjerë rebel Codeco, tha drejtuesi vendas Ruphin Mapela.

“Ata u vranë me plumba,” tha përfaqësuesi i Kryqit të Kuq, Dhekana Ernest duke shtuar se trupat e viktimave ishin dërguar në Bunia.

Ndërsa një zëdhënës i ushtrisë tha se rojet e minierës kishin qëlluar për vdekje të paktën gjashtë nga sulmuesit.

Codeco raportohet si një nga grupet më të mëdha militante që lufton për tokën dhe burimet minerare në lindje të Kongos.

Pekini dënonte sulmin në një ndërmarrje private kineze në Kongo.

“Ne nxisim autoritetet në RD Kongo të ndjekin e të dënojnë autorët sipas ligjit, sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënesi i ministrisë së jashtme Mao Ning.

Kongo ka dhënë koncesione gjigante minerare për kompanitë kineze që kanë sjellë aty një numër të madh personeli dhe makinerish nga Kina, që kanë sjellë zemërim e konflikt me popullatat vendase.

FOTO GALERI
2/4
Kongo ka dhënë koncesione gjigante minerare për kompanitë kineze që kanë sjellë aty një numër të madh personeli dhe makinerish

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA