“Zinxhir shkeljesh në procesin ndaj Belerit”, Dule në KQZ: U dënua nga një pseudodëshmitar i paguar

05/07/2024 11:20

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka lënë qelinë për të marrë pjesë në seancën në KQZ ku do të merret vendimi për mandatin e tij.

Duke qëndruar krah tij, Vangjel Dule në fjalën e tij, listoi të drejtat që sipas tij i janë privuar Belerit.

“Do dëshiroja të theksoja se sot jemi përpara një tentativë për të mbyllur një proces që ka nisur vitin e kaluar. Kjo nisi me një autorësi, Kaso tha se këtij procesi kërkohet që t’i fshihet fytyra dhe t’i falet dikujt tjetër autorësia. Por subjekti që kishte vënë për qëllim është PS dhe kreu i saj Edi Rama. Belerit, kryetari i Bashkisë së Himarës i është privuar e drejta elementare të zgjedhë, nuk besoj se kërkohet referenca ku mbështet kjo e drejtë. Nuk i është dhënë në 14 maj si gjithë të tjerëve, i është privuar e drejta e votës, nuk ka votuar Beleri.

I është privuar e drejta të zgjidhet, nuk është përmbushur detyrimi kushtetues i të drejtës që të zgjidhet që të marrë përsipër detyrën. I është privuar e drejta kushtetuese të zgjedhë përfaqësuesin e vet. Bashkia e Himarës drejtohet në mënyrë abuzive, i cili komandohet. Kemi të bëjmë me një zinxhir shkeljesh, zoti Beleri është arrestuar me pretendimin në flagrancë, në një kohë që nuk kishte asnjë flagrancë, ishte me të afërmit të tij dhe avokatit. Beleri dënohet vetëm më një dëshmitar. Policia e shtetit refuzon të japë të dhëna se në çfarë kushtet është paguar pseudodëshmitari ndaj Belerit. Për realizimin e misionit politik, për rrëmbimin e bashkisë së Himarës nga zoti Rama u shkelën një sërë parimesh”.

Edhe pas dhënies së vendimit, ku KQZ shpalli të pavlefshëm mandatit e Belerit si kryetar i bashkisë Himarës, Dule akuzoi sërish kryeministrin.

“Autori dhe frymëzimi i këtij komploti për Himarën për të vazhduar tjetërsimin e pronave, kryeministri Edi Rama përdori institucionet që nuk duhet të kishin rënë pre e këtyre qëllimeve të tij.

KQZ duhet të jetë garanti i themelit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Më lejoni t’ju përmend shkeljen e disa të drejtave. Belerit nuk i është dhënë e drejta të zgjedh, në kundërshtim me të gjithë të burgosurit dhe të paraburgosurit e tjerë. U shkel prezumimi i pafajësisë në mënyrë të pariparueshme, u shkel e drejta e komunitetit himariot për t’u zgjedhur. Sot bashkia drejtohet nga një kryetar në kundërshtim me ligjin. Ajo që ndodhi me Belerin e Himarën është jetike për Shqipërinë, që të mos ndodhë me Tiranën, Kukësin, Dropullin…”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA