Vetëvritet 67-vjeçarja në Korçë, dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i pallatit

05/07/2024 08:40

Një grua 67-vjeçare është vetëhedhur nga kati i shtatë i një pallati në Korçë.

Sipas të dhënave viktima është Sofie Stefa. Ngjarja ndodhni në lagjen 9 të qytetit, në rrugën “Midhi Kostani”.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rastin. “Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.9, rruga “Midhi Kostani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasja S. S., 67 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë dy raste të tjera të rënda kanë ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku dy gra kanë i dhënë fund jetës.

Një 49 vjeçare dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni, ndërsa  ndërroi jetë sot rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Një 65 vjeçare nga fshati Kuç i Zi ndërroi jetë pasi ka pirë fotoksinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA