Si një i dënuar i përjetshëm për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu doli për herë të parë para gjykatës së Posaçme për të dëgjuar akuzat që janë shqyrtuar në mungesë të tij prej së paku tre vjetësh.
Ndaj tij dy trupa gjyqësore preu dy masa arresti me burg, njëra për vrasjen e Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut . Tjetra për krimet e rrëfyera nga i penduari Tafani që ka treguar se grupi i Haxhiut u përfshi mes të tjerash në vrasjen e Fridman Xhaferrit, Cajup Selimit, Elton Mermalit dhe Albi Bashliut.
Laert Haxhiu nuk tha asnjë fjalë veç gjeneraliteteve si mëmësia, atësia, vitlindja dhe vendlindja. Si dhe shtoi se është dakord me çdo gjë tha avokati, I cili nga ana e tij theksoi se klienti I tij nuk e njeh Tafanin.
Kur ka pak ditë që Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia , nuk dihet ende nëse prokuroria do ta provojë ftesën për ti ofruar shansin e rrëfimit , ndaj atij që konsiderohet si kreu i një grupi rival me atë të Aldo Bares.
Ndonëse në një situatë me një varg akuzash, avokati i tij Detar Hysi thotë se do ti kundërshtojë masat në apel, që është veçse një lëvizje proceduriale pa shpresë
Pavarësisht dënimit të përjetshëm, Laert Haxhiu ka statusin e të paraburgosurit.
Top Channel