Gjykata e Apelit lë në burg Elvis Mirin, i përfshirë në shkelje në lidhje me tenderat e mbetjeve spitalore.

Apeli vendosi të lejë në fuqi masat e dhëna nga Gjykata e Tiranës, e cila vendosi masën “arrest në burg” Elvis Mirin, pasi prej vitit 2016 ai merrte tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore me dokumente false dhe pa pajisje.

Sipas Prokurorisë, Miri merrte tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore për t’i kthyer nga të dëmshme, në të padëmshme.

Për këtë procedurë nevojitej pajisja Econos Tsc 150 dhe një incenerator për trajtimin e mbetjeve spitalore. Por edhe pse nuk i kishte këto pajisje Ervis Miri për 8 vite ka marrë 200 tendera.

“Ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë”, sipas Prokurorisë.

Gjykata e Tiranës vendosi masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”, për E. Sh., 45 vjeçe dhe L. Sh., 39 vjeç,  administratorë të dy subjekteve, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”.

Ndërsa janë pezulluar nga detyra dhe ndalohen të dalin jashtë vendit personat J. Sh., 35 vjeçe, E. P., 59 vjeç, A. M., 53 vjeç, N. D., 42 vjeç, A. K., 39 vjeçe, B. L., 30 vjeçe, I. B., 48 vjeç dhe K. A., 33 vjeç, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Në njoftimin  e Gjykatës së Apelit theksohet se: Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me:

i. caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për personin nën hetim me iniciale E. M, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Menaxhimit të mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”, të parashikuar nga nenet 186/3, 201/a dhe 201/c/1 të Kodit Penal.
ii. caktimin e masës së sigurimit personal “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”, ndaj personave nën hetim E. Sh dhe L. Sh, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.
iii. caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “ndalimit të daljes jashtë shteti”, ndaj personave nën hetim J. Sh, E. P, A. M, N. D, A. K, B. L, I. B dhe K. A, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1419 Akti, datë 05.06.2024, ka vendosur:

-Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
-Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim E. M, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Menaxhimit të mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”, të parashikuar nga nenet 186/3, 201/a dhe 201/c/1 të Kodit Penal.
– Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personave nën hetim E. Sh dhe L. Sh atë të “ detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”, parashikuar nga nenet 234 dhe 243 të K.Pr.Penale, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.
– Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personave nën hetim J. Sh, E. P, A. M, N. D, A. K, B. L, I. B dhe K. A atë të “pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “ndalimit të daljes jashtë shteti”, parashikuar nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Pas zbatimit të masave të sigurimit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me marrjen në pyetje të personave nën hetim me iniciale E. Sh, L. Sh, J. Sh, E. P, A. M, N. D, A. K, B. L, I. B dhe K. A.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1486 Akti, datë 10.06.2024, ka vendosur:

-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”, caktuar ndaj personave nën hetim E. Sh dhe L. Sh, me vendimin nr. 1419 akti, datë 05.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “ndalimit të daljes jashtë shteti”, caktuar ndaj personave nën hetim J. Sh, E. P, A. M, N. D, A. K, B. L, I. B dhe K. A, me vendimin nr. 1419 akti, datë 05.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

1.Nga personi nën hetim me iniciale E. Sh, e cila kërkoi shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke i revokuar ose zëvendësuar masat e sigurimit. Në alternativë revokimin e masës së sigurimit “ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të aktivitetit” në një masë sigurimi më të butë.
2.Nga personat nën hetim me iniciale N. C dhe A. K, të cilët kërkuan shfuqizimin e vendimit moscaktimin e asnjë mase sigurimi personal.
3. Nga personat nën hetim me iniciale I. B dhe K. A, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit revokimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “ndalimit të daljes jashtë shteti”. Në alternativë caktimin e masës së sigurimit atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
4. Nga personat nën hetim me iniciale J. Sh dhe B. L, të cilët kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shpalljen e moskopetencës dhe dërgimin e akteve në gjykatën e Lezhës.
5. Nga personat nën hetim me iniciale A. M dhe E. P, të cilët kërkoi ndryshimin e vendimit, revokimin e masës së sigurimit personal atë të “Pezullimit itë ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Lutfije Celami vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 1486 Akti, datë 10.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, qe ka disponuar mbi vazhdimin e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim E. Sh, N. D, A. K, I. B, K. A, J. Sh, B. L, A. M, E. P të cilët kanë bërë ankim, caktuar ndaj tyre me vendim nr.1419 Akti, datë 05.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në vijim, pas zbatimit të masës së sigurimit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve dhe kriteret, ndaj administratorit të shoqërisë shtetasit nën hetim me iniciale E. M.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1483 Akti, datë 07.06.2024, ka vendosur:

-Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim E. M, me vendimin nr. 1419 akti, datë 05.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale E. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit duke vendosur masën e sigurimit “arrest në shtëpi” ose “garanci pasurore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 05.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Lutfije Celami vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 1483 akti, datë 07.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA