Pasi dështoi vizita me Putin në Budapest, Shtëpia e Bardhë lajmëron takim mes Trump dhe Orban
Rishi Sunak në një fjalim për media në 10 Downing Street, pas humbjes “fatale” në zgjedhje, konfirmoi se do të japë dorëheqjen si lider i konservatorëve, edhe pse vetëm kur të merren masat e duhura për të zgjedhur pasardhësin e tij, ndërsa tani është duke udhëtuar për të takuar Mbretin dhe për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen.
Lideri i konservatorëve i kërkoi falje vendit të tij pas performancës më të keqe elektorale. “Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje”, tha ai.
Sunak mbrojti arritjet e konservatorëve gjatë 14 viteve të qeverisjes, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar ishte më e drejtë se në vitin 2010.
Kryeministri në largim nderoi gjithashtu rivalin e tij Sir Keir Starmer, i cili së shpejti do të zërë vendin e tij në Downing Street, duke thënë se ai ishte një “njeri i denjë”.
Top Channel