Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku po inauguron hapjen e tunelit të Llogorasë që do të shkurtojë rrugën drejt jugut të Shqipërisë.
Tunelin Rama e ka përshkruar me një autobus, ku ndodhej i shoqëruar nga ministret Balluku dhe Kumbaro, sekretarin e e Përgjithshëm Blendi Klosi dhe dhjetëra qytetarë.
Gjatë bisedës me një qytetare, Rama i tha se pas një viti do ulet edhe avioni i parë në Vlorë, ndërsa qytetarja i kërkoi ‘t’i jepte fjalën e burrit’.
Rama: Tunelin e kanë premtuar të tërë. Aeroportin e kanë premtuar të tërë
Qytetarja: Me fjalë burri?
Rama: Sot një vit ulim avionin e parë, korridorin e mbyllur do e bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashara, do të jetë nga kufiri me Malin e Zi deri te lidhja këtu në autostradën e Fier
Top Channel