Kultivonte kanabis në Skrapar, përfundon në pranga 31-vjeçari, nën hetim i vëllai. Asgjësohen 342 bimë 

05/07/2024 09:58

Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi kultivonte bimë kanabisi në Skrapar, ndërsa vëllai i tij është nën hetim.

31-vjeçari L. Q., kishte hapur 100 gropa në zonë, për të kultivuar bimë të tjera. Në pamjet e siguruara gjatë periudhës hetimore, ky shtetas shfaqet duke u kujdesur vazhdimisht për bimët narkotike. Policia ka asgjësuar 342 bimë cannabisi dhe janë sekuestruar fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak.

Procedohet penalisht vëllai i 31-vjeçarit, për bashkëposedim të sendeve të tjera të kundërligjshme.

“Si rezultat i kontrolleve dhe i një hetimi me metoda proaktive, kryer nga Komisariati i Policisë Skrapar, në bashkëpunimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe me Prokurorinë e Beratit, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u finalizua operacioni policor anticannabis, i koduar ‘Zoom in'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel